Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni‘Masakrohet’ gjuha shqipe

‘Masakrohet’ gjuha shqipe

Në disa broshura të publikuara nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë vërehen skandale dhe përdhosje të gjuhës shqipe. E përditshmja “lajm” ka publikuar disa fotografi të broshurave ku vërehen gabime të mëdha drejtshkrimore por edhe tekste të pakuptueshme.

“Në dy broshura të përgatitura nga kjo drejtori, e që janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, vërehen aq shumë gabime, saqë nëse udhëhiqeni nga udhëzimet e versionit shqip të kësaj broshure, ekziston rreziku të paguani doganë jo një herë por tre herë. Megjithë gabimet e shumta, zëvendësdrejtori i doganës Lavdrim Veliu e ka publikuar këtë broshurë edhe në profilin e tij në facebook, me siguri duke e konsideruar si të arritur të madhe. Por pasi të lexoni broshurën, do të konstatoni edhe ju se shqipja e Lavdrimit me të vërtetë nuk është për tu lavdëruar”, thekson gazeta. Nuk është ky rasti i vetëm ku në institucione që drejtohen nga shqiptarët, ka gabime masive drejtëshkrimore të gjuhës shqipe dhe përdhosje brutale.

lajme

 

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments