Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMasakër në Zvicër, një person i vdekur dhe dy femra të plagosura

Masakër në Zvicër, një person i vdekur dhe dy femra të plagosura

Në Hedingen të Cyrihut, janë plagosur rëndë dy femra dhe është dashur të
dërgohen në spital. Përpos kësaj, policia zvicerane ka gjetur një person të vdekur
në banesë.

Në Komunën Hedingen të Cyrihut, mbrëmjen e së premtes janë plagosur dy femra dhe një
person është gjetur i vdekur. Policia zvicerane e Kantonit Cyrih menjëherë ka shkuar në
vendngjarje dhe para banesës ka hasur në një grua të plagosur.

Zëdhënësi i policisë Beat Jost, për „Blick“ e ka konfirmuar ngjarjen. „Situata është ende
shumë e paqartë“, përcjellë Shtegu.com. Pas pak kohësh, njësia speciale ka hyrë në banesë dhe ka hasur në një person të vdekur si dhe një grua tjetër të plagosur rëndë. Të gjithë personat kanë plagë nga armë zjarri, ndërsa ata ende nuk janë identifikuar.
Se çfarë ka ndodhur në mes personave dhe në çfarë marrëdhënie kanë qenë në mes vete,
për momentin është duke u hetuar. Përndryshe, në banesë është gjetur edhe një armë
zjarri.
Policia është duke llogaritur se në ndonjë banesë të ndërtesës mund të jetë i strehuar
ndonjë person i armatosur. „Jemi duke u nisur nga një skenar më të errët“, ka pohuar Beat
Jost. Hetimet e policisë janë në rrjedhë e sipër. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!