Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMasakër në Maqedoni, burri mbyt gruan me thikë e çekan, pastaj bën...

Masakër në Maqedoni, burri mbyt gruan me thikë e çekan, pastaj bën vetëvrasje!

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur horror i vërtetë në shtëpinë e një familje në qytetin Koçan. Sipas policisë, rreth orës 3 e 30 minuta pas një zënke familjare, B.L. disa herë me thikë e ka therë bashkëshorten e tij me iniciale L.L.
Pasi ka vërejtur se viktima nuk po tregon shenja jete, ka marrë një çekan dhe me të disa herë e ka goditur në kokë.

Dëshmitarë të dhunës kanë qenë vajza 26 vjeçare dhe djali 13 vjeçar i çiftit, të cilët kanë ikur dhe janë strehuar te fqinjët.
Pas tentimit pa sukses për të penguar babain e saj gjatë të cilit edhe vetë ka marrë lëndime, vajza e ka paraqitur rastin në polici. Në atë moment babai i saj është ngjitur në kulmin e shtëpisë në lartësi rreth 6 metra dhe ka kërcyer, me ç’rast ka vdekur menjëherë, shkruan Gazeta Lajm.

Në vendngjarje ka arritur ndihma e shpejtë dhe ka konstatuar vdekjen e dy bashkëshortëve. Poashtu ka dalë edhe ekip policor dhe nga Prokuroria Publike për të zhvilluar hetime.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments