Ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, i cili e ka fituar çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit të Finlandës.
“Infeksioni është konfirmuar të hënën, më 23 mars. Presidenti Ahtisaari po ia del mirë në këtë situatë”, thuhet në njoftim.
82-vjeçari, që ka qenë në krye të Finlandës nga viti 1994-2000, e ka fituar çmimin Nobel për Paqe për kontributin e tij në ndërmjetësimin e paqes.
Marti Ahtisaari ishte i Dërguar i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Ai ishte i ngarkuar me organizimin e negociatave për procesin e statusit të Kosovës – që më vonë e shpalli Pavarësinë.