/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Mark Alija: “Pallatet e rrëzuar në Thumanë u ndërtuan me mbeturina, Zoti i mbajti në këmbë deri më sot”
Shqipëri, Slider

Mark Alija: “Pallatet e rrëzuar në Thumanë u ndërtuan me mbeturina, Zoti i mbajti në këmbë deri më sot”

Dëshmitari i ndërtimit të pallatit në Thumanë, i cili u shemb nga tërmeti i 26-nëntorit ka rrëfyer se pallati është ndërtuar me mbeturina.

I ftuar në studion e emisionit 360 gradë, Mark Alija tha se krimi ka filluar që në ndërtim. Ai shpjegoi ndër të tjera se si me anë të mbeturinave të Krujës u ndërtua një pallat.

“Për mendimin tim, krimi aty ka filluar qysh në ndërtim, ato janë bërë me materiale jashtë përdorimit. Me materiale çfarë tepronin. Llaci vinte nga mbeturinat e Krujës, nga mbeturinat e gëlqeres. Llaci përgatitej me rërën e detit. Çimentoja merrej në Krujë, por cilësia e parë shkonte për bunker jo për banesa. Ata vetëm që i ka mbajtur Zoti në këmbë se do ishin rrëzuar me kohë,”- tha Mark Alija.

December 6, 2019

error: Content is protected !!
Struga Ekspres