Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturë‘Maqina’, një shou televiziv i munguar në hapësirat tona mediale (VIDEO)

‘Maqina’, një shou televiziv i munguar në hapësirat tona mediale (VIDEO)

“Maqina” është emisioni i ri që do t’i pushtojë ekranet televizive në këtë fillimvit.

Duke qenë një projekt kreativ, i destinuar për shijet e holla të publikut, ajo vjen në produksion të FrameIn dhe do të shfaqet si pjesë e programit artistik të televizionit Alsat M.

“Maqina” ka karakter zbavitës dhe mëton promovimin e vlerave bashkëkohore artistike, përkatësisht të muzikës moderne, sjellë përmes një duzine artistësh të stileve e karaktereve të ndryshme që do të jenë pjesë e kësaj “maqinerie” artistike, e cila jo vetëm ka për qëllim glorifikimin e vlerave muzikore, kapaciteve krijuese dhe individualiteteve artistike, por edhe të krijimit e profilizimit të një pjese të tyre.

Ky gërshetim midis emrave që tanimë kanë zënë vend në sistemin e vlerave tona kulturore-muzikore dhe të atyre që sapo kanë dalë në rrugën e artit e bën “Maqinën” të vlefshme si për një auditor të gjerë, ashtu edhe për atë me shije specifike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments