Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia shmang rrezikun e përmbytjeve, pritet ulje e temperaturave

Maqedonia shmang rrezikun e përmbytjeve, pritet ulje e temperaturave

Reshjet e mëdha të shiut ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të nivelit të lumenjve duke vështirësuar kështu edhe komunikacionin në disa akse të rrugore.
Sipas informacioneve të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike dalje lokale nga shtrati janë të mundura në pjesën e epërme nga rrjedha e lumit Vardarit, gjegjësisht në rajonin e Pollogut, në rrjedhën e Treskës, rreth Plasnicës, si dhe në vende të caktuara përgjatë rrjedhës së lumenjve Radikë, Drini i Zi, Sateska dhe Cërna Reka. Meteorologët edhe për sot në orët e pasdites parashikojnë reshje të shiut por me intensitet më të ulët, derisa nga e mërkura deri të premten pritet stabilizim i motit, por ulje të temperaturave.

“Nesër dhe të martën moti do të jetë nën ndikim të një mase më të ftohët e cila do të lëshohet nga veriu dhe do të paralajmëroj mot të ndryshueshëm, të ftohtë dhe me reshje. Në rajonet malore përkohësisht do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje të dobëta të borës”– thanë Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nga e mërkura deri të premten pritet mot stabil dhe me diell, por gjatë fundjavës pritet sërish të kthehen reshjet e shiut, por me intensitet më të ulët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments