Më ftohtë në Maqedoni sot në mëngjes është në Berovë, ku janë matur -18 gradë, në Shkup-Petrovec dhe Kriva Pallanka -15, ndërsa në Kumanovë, Mavrovë dhe Krushevë -14 gradë.
Në Gjurishtë janë matur -13, në Lazaropole dhe Pozharane -12, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Vinicë -11 gradë. Në Gjevgjeli janë matur -5 gradë, minus shtatë në Manastir, minus tetë në Prilep, Dibër, Pretor, Ohër, Strumicë, Demir Kapi dhe -10 në Shtip.
Më shumë borë ka në Mavrovë, ku trashësia e borës është 87 centimetra, në Lazaropole 79, në Krushevë 58 dhe në Pozharanë janë matur 50 centimetra.
Për shkak të valës së ftohët, Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë rekomandon që të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60.
Për punëtorët të cilët punojnë në të hapur rekomandohet riorganizim i orarit të punës nga ora 10 deri në orën 16, me pauza të përkohshme nga gjysmë orë në hapësira të ngrohta në çdo dy orë.
Komisioni apelon që të evitohet aktiviteti fizik në të hapur, ndërsa gjatë lëvizjes të kenë kujdes në sipërfaqet rrëshqitëse dhe mbajtjen e rrobave të ngrohta të shumë-shtresore, këpucë adekuate për borë deh akull, konsumim i pijeve të ngrohta dhe marrje e rregullt e terapisë tek të sëmurët kronikë. Në rast të ftohjes dhe vështirësive gjatë frymëmarrjes, rekomandohet që qytetarët menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.
DPHM informon se moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me periudha me diell dhe me erë të lehtë mesatare jugore.
Në orët e mbrëmjes dhe të natës duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje të borës, të cilat në gjysmën e dytë të natës në disa vende më të ulëta do të kalojnë në reshje shiu, ndërsa lokalisht do të ketë edhe paraqitje të shiut të ngrirë.
Nesër do të jetë me vranësira, të cilat gjatë paradites në shumë vende do të kalojnë në reshje shiu, ndërsa pasdite do të jenë të shiut gjithkund nëpër vende, por me intensitet më të dobët. Gjatë fundjavës ende do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, por do të ketë ngrohje të konsiderueshme që do të kushtëzojë shkrirje të shpejt të mbulesës së dëborës. Të shtunën gjatë ditës do të jetë kryesisht mot i thatë, por gjatë natës drejt të dielës dhe të dielën sërish do të ketë reshje kryesisht të shiut.