Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Maqedonia e Veriut mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme pranverën e...

“Maqedonia e Veriut mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme pranverën e ardhshme”

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, vlerëson se nëse deri në dhjetor nuk ka zhvillim pozitiv për çështjen e integrimeve evropiane, nuk përjashtohet që në pranverë të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse ndodh që Zaev deri në dhjetor të mos marrë lajme të mira për çështjen e integrimeve evropiane, ka mundësi që Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje të parakohshme pranverën e ardhshme. Hapësira e lënë nga Bashkimi Evropian, bëri që për herë të parë në histori një lëvizje e majtë në Maqedoninë e Veriut të jetë vendimtare në zgjedhje dhe të çojë në dobësimin e LSDM-së. E majta, parti që ka retorikën e ideve të Marksit dhe Leninit, së bashku me VMRO-DPMNE-në, shkaktuan tërmet në LSDM”, tha Çejku duke dalë në emisionin “Real Story” në News 24.

Çejku po ashtu ka thënë se VMRO është “kërcënim i hapur për Qeverinë e Zaevit”.

“Me gjithë problemet që ka pasur gjatë qeverisjes së saj, VMRO është një faktor i rëndësishëm. Si forcë politike, VMRO është një kërcënim i hapur për Qeverinë e Zaevit. VMRO është anëtare e PPE-së, ka një CV në pushtet, pavarësisht se nuk ka dashur të nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë. Nuk besoj se do të kthehet Gruevski, por se VMRO-ja është aty dhe e gatshme ta marrë pushtetin”, thotë Çejku.

Sipas tij, në fushatën e zgjedhjeve lokale nuk ka pasur retorikë nacionaliste dhe ka pasur debate lokale, gjë që është për t’u përshëndetur.

“Për fatin e Zaevit, ai publikisht dha dorëheqje për shkak të mungesës së komunikimit me BDI-në. Nga ana tjetër kemi konfuzion në faktorin ndërkombëtar. “Pashë një reagim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili nuk tha asgjë të qartë”, tha Çejku.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!