Tuesday, May 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia e Veriut me Qeveri të re, Zaev mori mandatin e dytë

Maqedonia e Veriut me Qeveri të re, Zaev mori mandatin e dytë

Maqedonia e Veriut u bë me Qeveri të re. Zoran Zaev mbrëmë pak para mesnate e mori mbështetjen për mandat të dytë si kryeministër, kësaj radhe në Qeveri të përbërë nga koalicioni i tij “Mundemi”, BDI dhe PDSH.

Me 62 vota “për” dhe 51 “kundër” në Kuvend mbrlmë par mesnate u zgjodh Qeveria e re. Opozita në këtë përbërje parlamentare numëron 58 deputetë, 44 prej të cilëve të VMRO-DPMNE-së, 12 të Koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe ALternativa dhe 2 të Së Majtës.

Në fjalimin përfundimtar para deputetëve, Zaev tha se shteti, i cili tani është anëtare e NATO-s dhe ka vendim për negociata me BE-në, me përkushtim dhe punë të përbashkët do të ketë institucione me të cilët të gjithë do të krenohen. Ka paralajmëruar angazhim në ekonomi, forcimin e standardit ekonomik, perspektivë për të rinjtë në sektorin privat, tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja, tërheqja e kapitalit vendor të hyjë në investime, ulje të shpenzimeve joproduktive në administratë, por edhe shëndetësi më të fuqishme dhe më cilësore.

Paralajmëroi se paraprin periudhë stabile politike, luftë e vendimtare dhe e pa kompromis kundër ekonomisë gri, krimit dhe korrupsionit, sistem juridik efikas, transparent dhe përgjegjës.

“Fuqia, fama dhe lumturia nga fama dhe paraja nuk janë ideali im. Ideali im është të jesh i lumtur në vendin e qytetarëve të lumtur. Kjo është ajo në të cilën synojmë. Qytetarët kanë të drejtë të kenë ëndrra, ndërsa ne duhet ëndrrat e tyre t’i bëjmë të vërteta”, ka thënë Zaev.

Kryeministri i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim.

“Për çështjet strategjike në vend detyrimisht populli ynë pret të bashkëpunoj dhe pres si kryetar i Qeverisë të kemi bashkëpunim me opozitën. Por, sinqerisht shpresoj edhe për çështjet e tjera të kemi bashkëpunim”, tha Zaev.

Debati dyditor në Kuvend u karakterizua me kritika mes pushtetit dhe opozitës, me kritika të partive opozitare për punën gjatë mandatit të kaluar qeveritar, për programin e propozuar qeveritar, për përbërjen e qeverisë së re, me vërejtje të pashembullta drejtuar njëri-tjetrit, për ç’shkak spikeri Talat Xhaferi disa herë ishte i detyruar të intervenojë me thirrje drejtuar deputetëve që ta ngritin nivelin e komunikimit të ndërsjelltë.

U këmbyen epitete si tip shop mandatar dhe top shop qeveri, dormeo opozitë, tradhtarë, disa deputetë nuk deshën t’i replikojnë deputetes femër, sepse nuk deshln të debatojnë me një grua…

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në fjalimin e tij e kritikoi përbërjen e propozuar qeveritare, Zaevin e quajti top-shop mandatar, ndërsa qeverinë top-shop qeveri. Kësaj kritike Zaevi i replikoi se në të vërtetë me shfaqjen e tillë e kanë të vështirë mendimin se edhe katër vite do të jenë në opozitë dhe i cilësoi si “dormeo opozitës, e cila e ka fjetur zgjidhjen e të gjitha çështjeve madhore në shtet”.

Opozita kritikoi se programi qeveritar nuk do të sigurojë rritje të ekonomisë, zhvillim të arsimit, rritje të standardit të qytetarëve. U kthye edhe në çështjen për emrin, e cila nga VMRO-DPMNE-ja opozitare u cilësua si më e dhimbshmja. Vërejtje më të shpeshta të deputetëve të opozitës, prëfshirë edhe ata nga koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, se ka pasur shumë kohë të shkurtë për ta shqyrtuar programin qeveritar dhe t’i lexojnë biografitë e ministrave të propozuar.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski vlerësoi se qeveria e re e LSDM-së dhe BDI-së është koalicion i gënjeshtrës. Paralajmëroi protesta masive në vjeshtë për rrëzimin e saj, duke vlerësuar se kjo Qeveri do të jetë me mandatin më të shkurtë. LSDM, si tha, premtoi koalicion pa BDI-në, ndërsa BDI premtoi kryeministër shqiptar, për ç’arsye, sipas tij, dy partitë fituan një pjesë ë votave në zgjedhjet e 15 korrikut.

Në seancën kuvendore pati debat të ashpër edhe mes përfaqësuesve të bllokut shqiptar mes deputetëve të BDI-së dhe Koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, e cila konsideron se BDI nuk ka legjitimitet mes votuesve shqiptarë dhe se nuk ka bërë asgjë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Deputetët nga pushteti cekën se në periudhën e kaluar sollën vendime të rënda, të mëdha dhe shtetformuese, në interes edhe të qytetarëve edhe të shtetit, e mënjanuan pengesën e fundit në rrugën eurointegruese, e futën shtetin në NATO dhe se fillojnë negociata me BE-në.

Numri i vendeve ministrore në qeverinë e re është ulur për shtatë dhe tani ajo do të numërojë 19 ministra dhe kryeministri.

Zaev në ekspozenë foli për prioritetet e qeverisë së re, duke e vënë theksin në ekonominë dhe politikën sociale, Kjo Qeveri e vogël që do ta kryesoj, theksoi Zaev, në të cilën bëjnë pjesë persona të motivuar dhe të përkushtuar, të cilët do të punojnë në realizimin e qëllimeve të parashtruara në interes strategjik të shtetit.

Treguam, çka do të thotë të ruhen vende të punës dhe të mirëmbahet ekonomi stabile edhe në kohë pandemie, dhe kjo, theksoi Zaev, është motiv të vazhdojmë të punojmë për t’u kthyer në shkallët e rritjes, sepse mundem,i. Ruajtja e rrogës minimale në 14.500 denarë gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi, por edhe minimalja prej 20 mijë denarëve pas përfundimit të krizës, është vizion i Qeverisë së re.

Avancimi i politikës tatimore, investimi në rrugë dhe autostrada të reja dhe infrastrukturë hekurudhore, reformë në administratë publike, janë disa nga angazhimet e Qeverisë së re. Gjithsesi këtu është edhe pastrimi i gjyqësisë dhe ndërtimi i shtetit juridik, avancimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe hapja në katër vitet në vijim të 80 për qind të kapitujve në negociatat me Unionin. Zaev paralajmëroi edhe pako të reja të ndihmës për krizën me koronavirusin, duke përmendur se nuk përjashtohet që në muajt në vijim mund të vijë deri te përkeqësimi i situatës.

Programin dhe propozim-përbërjen e Qeverisë së re mandatari Zoran Zaev ia parashtroi Kuvendit të mërkurën e kaluar. Krahas tij si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë Ljupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla DImitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheqë Arianit Hoxha nga Besa, partner parazgjedhor i koalicionit me LSDM-në, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale edhe në Qeverinë e re.

Artan Grubi nga BDI do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Jeton Shaqiri.

Në programin qeveritar është paraparë edhe ulja e privilegjeve të funksionarëve publikë me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i funksionit për qëllime personale, ulja e shpenzimeve buxhetore dhe rritja e efikasitetit në ushtrimin e funksionit.

Zaev gjatë ekspozesë tha edhe se nuk do të ketë kompromis për minsitrat nëse dikush e shkelë ligjin., ndërsa nëse shkelen normat etike, pret dorëheqje apo do të ketë shkarkime. I porositi kandidatët për ministra se prej tyre pret përgjegjësi, si dhe t’i vendosin interesat e qytetarëve dhe të shtetit në rend të parë.

Kjo, siç tha ai, i referohet të gjithë drejtorëve dhe udhëheqësve, por edhe tërë administratës publike.

“Posaçërisht të keni kujdes për sjelljen e atyre nga eshaloni i dytë dhe i tretë, udhëheqës të sektorëve dhe dikastereve, shefa të institucioneve publike. Keqpërdorimet më të mëdha, sjellja joetike, bëhen mu atje”, tha Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments