Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedoni, rritet numri i aksidenteve rrugore

Maqedoni, rritet numri i aksidenteve rrugore

Numër rekord aksidentesh është regjistruar gjatë muajit Janar në Shkup. Siç njoftojnë nga MPB-ja gjatë këtij muaji janë shkaktuar 242 aksidente në të cilat një person gjeti vdekjen ndërsa në rastet tjera, janë shkaktuar lëndime të rënda ose më të lehta trupore.
Nga MPB-ja thonë se ky numër është shumë shqetësues andaj kanë rritur masat e sigurisë në komunikacion.

Ndërkohë qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se shkak i numrit të madh të aksidenteve është pakujdesia e vozitësve dhe në të shumtën e rasteve marrja e lejes së vozitjes në mënyrë jo të rregullt.

“Është bërë si në Turqi, nuk merret parasysh se kush ka përparësi, vetëm shohin të kryejnë punën e vet. Ka shumë vozitës të rinj, femra sidomos, kanë frikë dhe vozisin shumë ngadalë. Nuk i respektojnë rregullat sepse nuk i kanë dënuar. Duhet t’i dënojnë dhe atëherë i shohim se si do të vozisin”.

“Është rrezik edhe të ecësh në këmbë, edhe me veturë, edhe me motorë dhe me gjithçka, nga ta shohësh. Mungesa e disiplinës nga këmbësorët dhe nga të gjithë, infrastruktura nuk është si duhet”.

“Shumë është e rrezikshme se nuk kanë kujdes ndaj shenjave, nuk e respektojnë këmbësorin. Rregullat, përparësitë, anën e djathtë, nuk respektohen aspak. Parkohen vend e pa vend”.

Sipas të dhënave të përgjithshme të MPB-së, gjatë vitit 2017, gjithsej në vend kanë ndodhur 3992 aksidente në të cilat kanë humbur jetën 156 persona, ndërsa pjesa tjetër ka përfunduar me lëndime të renda dhe të lehta trupore dhe me dëme materiale.

Përndryshe javë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme, morën masa të rrepta për të gjithë shkelësit e rregullave të komunikacionit dhe parkuesit e veturave ne vende jo të duhura duke shtuar dukshëm kontrollet në komunikacion.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!