Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedoni, mashtrimi me dërgesa postare është përhapur në rrjetet sociale dhe emaile

Maqedoni, mashtrimi me dërgesa postare është përhapur në rrjetet sociale dhe emaile

Në rrjetet sociale shfaqen dezinformata për dërgesat postare dhe shumën që duhet të paguajë shfrytëzuesi për të marrë dërgesën e vet, njoftuan nga SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, duke u distancuar nga këto njoftime. Kur të shtypni në link, hapet një dritare në të cilën duhet të lihen të dhënat e kartës së kreditit, transmeton Portalb.mk.

Një mesazh me përmbajtje të tillë u ka mbërritur në e-mail shumë qytetarëve.

“SHA ‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ nuk qëndron pas këtyre njoftimeve, ndërsa çdo përfaqësim i paautorizuar në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut është abuzim klasik dhe i nënshtrohet përgjegjësive penale dhe të tjera ligjore. Të gjitha rastet e tilla që arrijnë tek ne dokumentohen menjëherë dhe raportohen në Ministrinë e Brendshme për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Postës së RMV-së.

Nga atje kujtojnë se njoftimi i vetëm dhe zyrtar për dërgimin e dërgesave tuaja bëhet nga korrierët e tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments