Maqedoni e Veriut kërkon para nga BE-ja për luftën me virusin korona

0
11

Maqedonia kërkon nga BE-ja ta shqyrtoj mundësinë, krahas ndihmës për anëtaret e saj për menaxhimin e pasojave me virusin e koronës, ta ndihmojë edhe vendin tonë. Në këtë drejtim, të përfshihet mundësia e ridestinimit të fondeve IPA dhe lloje tjera të ndihmës. Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ministri gjerman për Evropë, Mihail Rot në një konferencë virtuale porositën që tani është koha për solidaritetin evropian.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Kovid 19 nuk njeh kufij, nuk ka përkatësi etnike dhe i sulmon të gjithë njësoj dhe për këtë duam bashkë të bëjmë thirrje për përfshirjen e vendeve nga rajoni jonë i Ballkanit Perëndimor, pa marrë parasysh statusin e tyre, se a janë në negociata, a janë kandidatë apo vetëm aspirantë, në të gjitha platformat e Unionit në koordinim dhe përgjigje për menaxhimin me virusin”-tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Është obligim i BE-së që të investojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor ndërsa fondet IPA janë një nga instrumentet. Për momentin, bisedojmë me BE-në për të ardhmen dhe për financat. Nga pikëpamja ime, është shumë e rëndësishme që BE të destinojë mjete të caktuara për pozitën ekonomike dhe sociale të Maqedonisë së Veriut”-pohoi Mihaill Rot, ministër gjerman për Evropë.

Në prag të 24 marsit, kur Maqedonia e pret vendimin për datë të mundshme për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Dimitrov bën thirrje për kujdes dhe durim, ndërsa Osmani pohon se data tashmë është punë e përfunduar.

Informacionin e mora nga përfaqësues të disa shteteve anëtare të cilët thanë se është arritur konsensusi dhe vendet që kishin dilema kanë dhënë pëlqim. Për Shqipërinë ka disa kushte për seancën e parë ndërqeveritare. Megjithatë, vendimi duhet të kalohet formalisht në të dy mbledhjet”-pohoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për çështjet evropiane

Puna nuk ka mbaruar. Ka gjasa të mëdha dhe sinjale pozitive nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare, por teksti dhe debati nuk kanë mbaruar ende”-tha Nikola Dimitrov, ministri i punëve të jashtme.

Pavarësisht debatit të palëve, mediat në Shqipëri informojnë se BE-ja tashmë ka anuluar Samitin e 26 dhe 27 marsit të Këshillit Evropian. Ministri Dimitrov deklaroi se është e rëndësishme që BE-ja të gjejë formë për të realizuar Samitin e 24 marsit, atë Këshillit për Punë të Përgjithshme.

Vesna Vellkova


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5