Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM: Po e ulim shkallën e papunësisë

LSDM: Po e ulim shkallën e papunësisë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, përmes masave dhe politikave efektive, po siguron ulje të shkallës së papunësisë dhe standard më të lartë të jetesës për qytetarët edhe në kohë krize, thekson kjo parti përmes një komunikate.

“Plani operacional për masat aktive dhe programet e punësimit si një nga projektet më të suksesshme të qeverisë, jep rezultate të dukshme.

Në vitin 2021, Plani Operacional mbulonte 11,292 persona të papunë. Vetëm me masat për vetëpunësim dhe mbështetje për hapjen e vendeve të punës vitin e kaluar janë punësuar 4 mijë persona, ndërsa shtesë në pagë për të rinjtë kanë marrë 3787 të rinj deri në 23 vjeç të punësuar në prodhimtari dhe bujqësi.

Për të katërtin vit radhazi po zbatohet projekti “Garancia për të rinjtë” i cili mbulon të rinjtë e papunë nën moshën 29 vjeç. Vitin e kaluar me këtë masë janë përfshirë 19298 të rinj të papunë, 75% e të cilëve femra.”, theksoi LSDM.

Më tej nënvizohet se përveç kësaj, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar se rreth 60,000 vende pune janë kursyer përmes masave për lehtësimin e krizës.

“Këto të dhëna janë një motiv shtesë për vazhdimin e zbatimit të masave. Për këtë arsye është krijuar plani operativ për vitin 2022, për të cilin janë siguruar 1,73 miliardë denarë, ose 28 milionë euro. LSDM si parti përgjegjëse vazhdon të zbatojë masa dhe politika që ofrojnë vende të reja të punës, zvogëlojnë shkallën e papunësisë dhe standard më të lartë për qytetarët”, thuhet në komunikatë. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!