Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM: Nevojitet përgjegjësi maksimale për parandalim të përhapjes së virusit

LSDM: Nevojitet përgjegjësi maksimale për parandalim të përhapjes së virusit

Në periudhën kur vala e vjeshtës e koronavirusit merr hov, si te ne, ashtu edhe në shtetet e rajonit dhe Evropës, ndërsa numri i të infektuarve çdo ditë rritet dhe kapacitetet spitalore po mbushen shpejtë, e domosdoshme është përgjegjësi maksimale e çdo individi për parandalim të përhapjes së infektimit, thuhet në komunikatën me shkrim të LSDM-së.

“Qytetarët duhet me solidaritet të luftojnë kundër armikut të paparë, i cili paraqet kërcënim me vdekje për të gjithë, ndërsa arma më e mirë dhe më efikase është mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës, dezinfektimi dhe larja e shpeshtë e duarve. Në fuqi janë edhe masat e reja të miratuara nga Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së për përmbajtje nga përhapja e koronavirusit, me të cilat orari i punës i objekteve hotelerike është kufizuar deri në orën 23:00, përveç për dërgesa, është përgjysmuar numri i lejuar i udhëtarëve në transportin publik, ndërsa administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat të punojnë në turne, onlajn prej në shtëpi ose të reduktuar me sistem të rotacioneve. Për zbutjen e rritjes së numrit të të infektuarve dhe zvogëlimin e presionit mbi sistemin shëndetësor, në propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria miratoi masa plotësuese për mbrojtje, të cilat parashikojnë mbajtje të maskave në vend të hapur, ndalesë të grupimeve pas orës 22:00 dhe kufizim të tubimeve familjare, për të cilat Kuvendi duhet të pranojë ndryshime në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse”, thonë nga LSDM-ja.

Nga kjo parti theksojnë se, kur numri i të infektuarve vazhdimisht rritet, ndërsa spitalet po mbushen, VMRO-DPMNE-ja opozitare me ditë të tëra e anulon edhe sjelljen e masave të rëndësishme për ballafaqim me pandeminë, me çka direkt e rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!