Thursday, April 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSDM: Gënjeshtrat e VMRO-DPMNE janë mposhtur, Mickoski të bartë përgjegjësi

LSDM: Gënjeshtrat e VMRO-DPMNE janë mposhtur, Mickoski të bartë përgjegjësi

LSDM ka reaguar ndaj kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke i thënë atij se është e turpshme t’i thuash popullit se ka shumicë ndërsa në të njëjtën kohë të dëshmohet se nuk ka.

“Është e turpshme të dalësh me akuzë të rrejshme, të gënjesh se është kidnapuar deputet, në të njejtën kohë kur deputeti deklaron se është nën kërcënim të indicvidëve nga opozita. Kjo e vërtetë jemi të bindur se do të konfirmohet këtyre ditëve”, thonë nga LSDM, raporton SHENJA.

Ata thonë se është e turpshme të ulesh me një tryezë me ata që janë kundër NATO-s dhe BE-së.

“Është e turpshme që të thuash se janë ditë të zeza për demokracinë e Maqedonisë dhe të mos kërkosh falje për të gjitha gënjeshtrat dhe të japish dorëheqje. Kërcënimet e VMRO-së janë tregues për debaklin e tyre, për humbjen e gënjeshtrave të tyre, për humbjen për të gjitha të pavërtetat dhe manipulimet. Hristijan Mickoski, Zijadin Sela dhe Bialall Kasami, duhet të dalë para qytetarëve, të kërkojnë falje dhe të bartin përgjegjësi”, thuhet më tej në komunikatën e LSDM-së. /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments