Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiLORIANA RAMO E ARTË NË ISTOG TË KOSOVËS (FOTO)

LORIANA RAMO E ARTË NË ISTOG TË KOSOVËS (FOTO)

LORIANA RAMO E ARTË NË ISTOG TË KOSOVËS

Aktiviteti i parë për Klubin e Karatesë “Drini” nga Struga, pas fillimit të pandemisë, covid 19.
Sot në Istog të Kosovës, u zhvillua Turneu i dytë memorial në karate, për nder të dëshmorit “Mësuesi – Mustafë Blakaj”, nën organizim teknik të K.K ” E & E WAZARI”, ku morën pjesë rreth 400 sportistë nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
K. K “Drini”, në këtë turne u paraqit me tre sportistë dhe atë: Loriana Ramo në kategorinë e Junioreve -59kg e cila u stolis me medalje ari, Zana Xheladini në kategorinë Juniore +59kg, u stolis me medalje të bronztë, ndërsa Hamza Zylali, i cili garoj për herë të parë në kategorinë e Juniorëve, këtë radhë mbeti pa medalje.
Trajneri Hajredini: Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e sportistëve të mi, duke patur parasysh se garojnë pas një periudhe të gjatë, për shkak të pandemisë.
Ai në fund faleminderoj edhe Krenar Ramo i cili bëri të mundur transportin për sportistët Struganë!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments