Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëLorena Beadini, 16 vjeçarja shqiptare mahnit jurinë e ‘The Voice of Switzerland’,...

Lorena Beadini, 16 vjeçarja shqiptare mahnit jurinë e ‘The Voice of Switzerland’, e bukur dhe super e talentuar (VIDEO)

16-vjeçarja Lorena Beadini ishte e para që doli në skenë. Me interpretimin e saj të këngës së Meghan Trainors “All About That Bass”, ajo mahniti të gjithë anëtarët e jurisë. Beadini e ka ditur për një kohë të gjatë se dëshiron të provojë veten si këngëtare.

Në moshën gjashtëvjeçare ajo kishte dhënë koncertin e saj të parë, transmeton albinfo.ch. Pra, asaj nuk i mungon përvoja skenike. E megjithatë atë e rrëmbyen emocionet para se të dilte në skenë.

“Zakonisht nuk kam emocione”, thotë Beadini. Por, në këtë skenë kishte diçka që ndryshonte dhe kjo është e kuptueshme. Lorena po këndonte para emrave të mëdhenj të muzikës zvicerane, si DJ Antoine, Anna Rossinelli, Noah Veraguth dhe “Büetzer Buebe”, Gölä dhe Trauffer.

Ndërkaq, Beadini nuk lejon të hutohet nga të famshmit e pranishëm dhe performanca e saj ishte një nga më të suksesshmet. Talenti i saj qe aq i dukshëm, sa nuk kaloi as një minutë para se secili nga katër anëtarët e jurisë të shtypte butonin jeshil, për t’i sinjalizuar asaj se donte ta kishite Lorenën në ekipin e vet.

E mbuluar nga lëvdatat, ajo tashmë ndodhej në dilema: kë ta zgjidhte. DJ Antoine provoi ta “korruptonte”, duke i dhuruar një trëndafil për ta joshur në ekipin e vet, por Lorena u përcaktua për ekipin e Anna Rossinelli-t. Për të vazhduar garën, Lorena Beadini në raundin e ardhshëm duhet të këndojë duet me njërin nga garuesit e tjerë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments