Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionLOJA TRAGJIKE PËR PUSHTET E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

LOJA TRAGJIKE PËR PUSHTET E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

LOJA TRAGJIKE PËR PUSHTET E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
Vështirë se mund të gjindet zgjidhje për formimin e qeverisë në mes të Levizjes për Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.Lidhja Demokrtike ka mëkate të mëdha për kohën sa ka qenë në pushtet në koalicion me partitë tjera ,jo me Vetvendosjen. Bindja e ime është se,zgjidhja eventualisht do të mvaret nga gjenerata e re e LDK-së të cilët duket se janë kundër pazareve që tash të kushtëzohet marrja e presidencës. Në të kundërtën,do të shkohet në zgjedhje tjera nëse gjenerata e vjetër e LDK-së fshehtas nuk bënë koalicion me partite tani opozitare për bashkëqeverisje. Po pse LDK-ja këmbëngul për postin e presidentit dhe ate të ministrit të brendshëm dhe pse LVV gjithasht këmbëngul për të njëjtat poste?
LDK-ja në bashkëqeverisje me partitë tjera,e zhytur në mëkate ndaj Kosovës këmbëngul që postin e presidentit t a merr vet dhe fakt i njohtur është se në këte post do t a kandidon Isa Mustafën që ky i fundit jo vetëm t i mbulon mëkatet e veta të deri tashme por edhe lakmia e tij përsonale për këte post më të lartë të shtetit.Kur jemi ke mëkatet e kësaj partie me në krye Isa Mustafën, do të përmendi rastin kur fshehtas kjo parti bëri koalicion me partinë sërbe duke i bërë koncesione tradhëtare që pas marrjes së pushtetit edhe me deputetët e tyre, bashkive t iu ipet e drejta në qeverisje në asetet publike dhe kështu, bashkive sërbe do t iu kalojshin në qeverisje Trepca e shumë asete të tjera. Po mëkatet tjera kur shkojshin me duarë në xhepa në takime me Ahtisarin që iu lejuan sërbëve gjithshka? Fare s e hapshin gojën se kurgjë s dijshin, të papërgaditur. Po Marrëveshjet tragjike, tradhëtare që i lidhen në Bruksel kur nënshkruajtën Marrëveshjet që sërbet të kenë të drejtën e mbikqyrjes në katër shtyllat kryesore të shtetit me crast sërbët do të kishin mundësinë që mos ta japin as edhe pëlqimin për miratimin e ligjeve lidhur me këto katër shtylla, në arsim, shëndetësi, urbanizëm dhe në asetet publike! A ju kujtohet kur Isa Mustafa doli në foltore të parlamentit dhe duke urdhëruar, këmbënguli vetëm t a lëxon raportin e kësaj Marrëveshjeje pa debate nga deputetët, por fal Vetëvendosjes ashpër u reagua dhe nuk u mundësua as dhe të lëxohet kjo Marrëveshje tradhëtare eqë më vonë u asgjasua edhe nga Gjykata Kushtetuese.
E njëjta është edhe për këmbënguljen t a merr edhe ministrin e brendshëm për të pas mundësi të mos luftohet korrupcioni ndaj funkcionarëve të deri tashëm përfshirë edhe ata të kësaj partie.
Kundrejt këtyre arsyeve të paarsyeshme të LDK-së, Vetëvendosja këmbëngul që për postin e presidentit të debatohet kur koha të vjen dhe, për president të mos këmbëngulin vetëm për kandidatiët nga këto dy parti, por edheprej jasht partive meqenëse presidenti duhet të jet mbi partitë dhe përfaqsues i denjë i unitetit të popullit duke poseduar cilsi të larta intelektuale, profesionale e shumë cilsi të tjera, të mos numëroj mëtutje.
Saipërket postit të ministrit të brendshëm, vetëvendosja gjatë gjithë fushatës zgjedhore por edhe para saj ka marrë për sipër luftën kundër korrupcionit të deri tashëm dhe të ardhshëm e që kjo luftë nuk mund të realizohet sëpaku në nivelin e duhur pa e pas postin e ministrit të brendshëm. Bindja e ime e paluhatshëme ështe se mu kjo e ka favorizuar këte parti që të jetë edhe fituese.
Tani , në gërmadhat e të gjitha këtyre fakteve, lëxuesi i im le t a vlerëson kush ka të drejtë? A I thuhet kësaj “ Loja tragjike për pushtet i Lidhjes Demokratike të Kosovës”. Avokat Zaim Istrefi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!