Duke u nisur nga e kaluara, kemi qenë deshmitarë se pavarsisht përplasjeve idelogjike mes elitës politike të maqedonasve, ata çdoherë kanë gjetur urrat e komunikimit kur është dashur të unifikohen kundër faktorit politik shqiptar, ndoshta gabohem por loja që po luajnë për momentin LSDM dhe VMRO-DPMNE i ngjan asaj lojës të “policit të mirë” dhe “policit të keq”, përderisa njëra pale në emër të “një shoqërie për të gjithë” po manipulon me shqiptarët, pala tjetër përmes nacionalizmit mundohet që të shprehë revoltë që e gjitha në fund të përfundojë se të dyja palët do dakordohen në atë se kanë bërë lëshime të mëdha ndaj Greqisë dhe nuk mund të bëjnë lëshime edhe ndaj shqiptarëve, dhe normalisht nësë faktori politik shqiptar nuk do respektojë zotimin e dhënë përmes Platformës të Përbashkët të partive parlamentare shqiptare, atëherë humbësit më të mëdhenjë nga gjithë ky proces “integrues” do jenë pikërisht shqiptarët.
Arjanit Hoxha