Friday, July 11, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëLirije Mustafi, këngëtarja nga Prespa sonte është e ftuar speciale në Festivalin...

Lirije Mustafi, këngëtarja nga Prespa sonte është e ftuar speciale në Festivalin “Këngë Jeho”, interpreton këngën “Struga e djeg fare” (FOTO)

Lirije Mustafi, këngëtarja nga Prespa sonte është e ftuar speciale në Festivalin “Këngë Jeho”, interpreton këngën “Struga e djeg fare”

Lirije Mustafi, është këngëtarja dhe poetja e njohur të cilat poezitë i ka shëndrruar në këngë të bukura prej shumë vitesh.

Këto këngë janë interpretuar nga vet ajo dhe nga shumë këngëtar tê njohur të trevave shqiptare.

Lirije Mustafi ka realizuar disa videoklipe të këngëve me produksionin “LEDI PRODUCTION” nga artisti i njohur strugan Ndriçim Musai.

Poetja dhe këngëtarja është pjesëmarrëse e shumë ngjarjeve kulturore shiqptare, të cilat me zërin e saj briliant dhe kaq të ëmbël e bën publikun ta duartrokas kudo ku ajo ngjitet në skenë.

Është pjesëmarrës e eventit kulturor “Sofra e Toskërisë” e organizuar nga Ledi Production dhe artisti strugan Ndriçim Musai. Këngëtarja tek “Sofra e Toskërisë” performon këngë dhe valle polifonike.

Është e dashur dhe me një shpirt të madh prej artisteje, të cilën modestia e bën akoma më të madhe në rrethin artistik dhe më gjerë.
Edhe pse prej shumë vitesh jeton nga SHBA, që nga mosha e re, Lirije Mustafi e do atdheun e saj, e do Prespën, e dashuron Strugën, qyteti që e frymëzon dhe adhuron pafundësisht.

Kënga “Struga e djeg fare” që do të interpretoj sot në Festivalin “Këngë Jeho”, para publikut strugan është shkruar nga vet autorja, e orkestruar nga Ndriçim Musai dhe së shpjeti do të realizohet edhe me një videoklip nga “LEDI PRODUCTION”–Strugë.

Këngët e këngëtares Lirije Mustafi mund ti ndiqni në kanalin e saj personal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments