Sot, më shumë se kurrë e ndjej fjalën e urtë, të të madhit Pashko Vasa : “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.
Një pjesë e mirë e shqiptarëve reaguan në rrjetet sociale për Fenë Islame, me moton “#challeng we love Muhammed “.
Ndjej keqardhje që ata shqiptarë nuk reaguan për aktakuzat kundër UÇK-së dhe vëllezërve tanë në Kosovë, me moton “#Krenaria e Kombit UÇK challeng”.
Nuk jam kundër fesë, feja eshte diçka individuale por, Kombi dhe Atdheu janë para fesë. Të paktën kështu mendoj unë.
Sot, më shumë se kurrë Kosova dhe vëllezërit tanë në Kosovë kanë nevojë për mbeshtetjen e të gjithë shqiptarëve, se fal tyre Kosova gëzon Liri dhe Pavarësi. Ata fliuan rinin dhe jetën e tyre për Liri dhe Pavarësi. Ata u larguan nga familjet e tyre pa e ditur se a do ktheheshin dhe a do i gjenin në shtëpi.
UÇK-ja, bashkë me trimat e saj i treguan botës se, ne nuk i lëshojmë tokat tona edhe nëse duhet që për tokë dhe Mëmëdhe të derdhim gjak dhe të flijojmë jetën.
Liridona Dauti