Sunday, July 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëLindim Etemi: Nuk të kam harruar, shoku im Kelmend

Lindim Etemi: Nuk të kam harruar, shoku im Kelmend

Autor: Lindim Etemi

Nuk të kam harruar, shoku im Kelmend

Në heshtjen e natës, të thërras me zë të ndalur,
Në ëndrra më vjen, me buzëqeshjen tënde të ngrohtë,
Loti më rrëshqet si mall i pathënë, i pafalur,
Se s’të kam më pranë, në këtë botë.

Në lulëzimin e jetës, të mori ajo sëmundje e mallkuar,
Dhe sytë e tu të qeshur, u shuan pa një fjalë,
I vetmi djalë i shtëpisë, një dritë e papërkulur,
Mbetën dy motrat me zemra në vaj.

Shok fëmijërie dhe shok klase të kam pasur, në rërë dhe baltë,
Kur rendnim me ëndrra në dorë dhe me shpirtin fluturim,
Qeshnim pa fund, pa ditur ç’ishin lotët,
E tani… më je kthyer në kujtim të artë.

Sa herë kaloj në ato rrugë ku qeshnim pa masë,
Kujtimet më copëtojnë, si gjëmë në shpirt,
Zëri yt kumbon si një këngë e lashtë,
Dhe mungesa jote më rëndon çdo ditë.

Më mungon në çdo festë, në çdo takim,
Në çdo shpresë që dikur e ndanim së bashku,
Nuk të kam harruar, shoku im Kelmend,
E mbaj fjalën tënde si thesar në shpatull.

Nuk ishe thjesht shok, ishe vëlla në shpirt,
Një dritë e rrallë që kurrë nuk shuhet,
Ti rron në çdo rrahje të zemrës sime,
Në çdo fjalë, në çdo kujtim që nuk tretet.

E kishim jetën përpara, por Zoti të thirri lart,
E mbetën prindërit dhe motrat me sytë në qiell, duke të pritur,
Babai yt, me zemrën e ngrirë në dhimbje,
Pa ty, pa zërin tënd, pa përqafimin e dritshëm.

Lindim Etemi-Struga Ekspres

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments