Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLigji për legalizimin e ndërtimeve ilegale kthehet në Kuvend

Ligji për legalizimin e ndërtimeve ilegale kthehet në Kuvend

Pa si Presidenti Stevo Pendarovski nuk dekretoi ligjin për legalizimin e objekteve të jashtëligjshme ai me automatizëm është kthyer në Kuvend. Rregullorja e Kuvendit parashikon që në afat prej 30 ditësh nga dita e miratimit, kreu i Kuvendit ta vendosë ligjin në rend dite për rimiratim. Pavarësisht shumicës së nevojshme për miratimin e parë, në miratimin e dytë ligjin duhet ta mbështesin 2/3 e deputetëve. Pas rimitatimit, Presidenti është i detyruar ta firmosë dekretin. Ligji në fjalë u miratua më 11 maj, prandaj bazuar në afatet e Rregullores, duhet të vendoset në rend dite e shumta më 11 qershor. Në fazën e leximit të tretë nuk ka debat në komisionin amë dhe në komisionin juridik-ligjvënës.

“Nëse Presidenti i Republikës vendos të mos nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi do të rishikojë ligjin në fazën e leximit të tretë, brenda 30 ditëve nga dita e miratimit të ligjit. Pas rishqyrtimit të ligjit, amendamente mund të paraqiten vetëm në lidhje me vërejtjet e Presidentit të Republikës”, parashikon Rregullorja.

Presidenti ditë më parë e njoftoi kreun e Kuvendit Talat Xhaferi se nuk do ta dekretojë ligjin për legalizimin e objekteve të jashtëligjshme sepse sipas tij është jokushtetues, favorizon personat që e kanë thyer ligjin përballë atyre që e respektojnë atë, amniston veprat kriminale, dëmton ambientin jetësor dhe padrejtësinë e shndërron në drejtësi./Fatlume Dervishi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments