Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLEVIZJA,BESA DHE RDK-JA DUHET TE BASHKOHEN

LEVIZJA,BESA DHE RDK-JA DUHET TE BASHKOHEN

Analistet mendojne se partitë e vogla opozitare duhet urgjentisht të bashkohen me një platforme  të përbashkët që do t’i mbështesnin mijëra qytetar të dëshpruar të Maqedonisë, në të kundërtën do të kenë fatin e Imer Selmanit dhe shumë politikanëve tjer shqiptar të cilët edhe pse kishin “apetite” të mëdha, dështuan në politik për shkak të mendjemadhësisë, vlersojnë analistët. Vetëm mendjamdhësia dhe interesi, partitë shqiptare në Maqedoni i shkatron.

Partitë e vogla opozitare shqiptare nuk duhet të bëjn llogari se kush ka më shumë votues e kush më pak thekson për “Zhurnal”, analisti, Ismet Ramadani. “Partitë e vogla opozitare shqiptare nuk kanë asnjë deputet në Parlament, pra “RDK”, “Besa” dhe lëvizja e Selës duhet të tregojn pak më shume sens se nuk është me rëndësi aspekti i madhësisë së shtrirjes nëpër komuna, por më shumë duhet të punojn që të gjejn pika të përbashkëta për të krijuar një bllok opozitar që jep shpresë për ndryshime, qasje të re ndaj politikës dhe ndaj partnerëve eventual të partive fituese maqedonase”, tha Ramadani duke shtuar se tani është një përparsi që ju jepet një hapësirë e mirë bllokut politik shqiptar që të pozicionohet si opozitë. “Por kusht kryesor që të kenë sukses si parti politike dhe si koalicion është që të bashkohen, por mos e mendojnë daljen në skenën politike për të siguruar ndonjë vend për bashkangjitje me PDSH-në dhe BDI-në, por t’i mbeten besnik idesë dhe programit të vet dhe të veprojnë si parti opozitare që në zgjedhjet e ardhshme të jenë pjesë e pushtetit të ardhshëm”, tha mes tjerash, analisti, Ismet Ramadani. Ndërkoh analisti, Albert Hani mendon se tronditjet e “Bombave” po krijojnë parakushte për truall pjellor të begatë me humus të nevojshëm për frute të reja dhe te freskëta pranverore. Kohën e fundit pah dolën shumë iniciativa për lëvizje ose parti politike. “Duke marrë parasysh se nga Bombat, në sipërfaqe po dalin shume pisllëqe, kësaj radhe gara për ta okupuar sferën politike do të mbështetet nën themelin e ndershmërisë dhe jo shumë në paratë dhe premtimet boshe. Se fundi kapitali human do të vlerësohet më tepër se paratë e partive politike të cilët po e hupin vlerën reale. Se sa do të shfrytëzohet ky momentum, varet nga aftësitë për negociata si dhe eliminimi i egove personale të liderëve të rrijë, për përfitime kombëtare. Iniciativat e vogla kanë dëshirë të madhe por me pak mundësi financiare dhe kohore të shrihen fuqishëm në teren, prandaj sa më real të jenë në lëshimet nga vizionet e tyre aq më lehtë mund të arrijnë koalicione të gjëra mes partive dhe iniciativave të vogla”, shprehet, Hani duke shtuar se bashkimi i opozitës është shpëtimi i vetëm. “Rrugëdalje nga situata shoh në mendjehapurrinë për bashkëpunim mes iniciativës se z. Seles, Lëvizjes Besa si dhe partive tjera të vogla si RDK, PPD etj., cilët kapitalin e kanë në eksperiencën e tyre të mëparshme. Kështu nëse garojnë dy blloqe, kushtimisht shqiptare, mundësitë për hupje të votave janë më të vogla se veçmas ti masin forcat. Nuk ka kohë për matjen e forcave në terren por ka kohë te mendohet hapur për koalicione të gjëra gjithëpërfshirëse, kyçur këtu edhe me partitë Maqedonase. Tani politikes i mjafton relativizimi pushtetin absolut, që e pamë se nuk pruri prosperitet të mjaftueshëm, e pse jo edhe një fitore të rinisë dhe ëndrrave te reja.”, tha mes tjerash analisti, Albert Hani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments