Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja Besa : Rasti “Reket” e ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e PSP-së

Lëvizja Besa : Rasti “Reket” e ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e PSP-së

Maqedonia e Veriut tashmë ndodhet në një udhëkryq të ri, i cili po vë në pikëpyetje ardhmërinë evropiane të vendit. Qeveria aktuale përmes politikave të saj të gabuara, po kthen vendin shumë prapa në rrugën e antarësimit në Bashkimin Evropian.

Skandali me rastin “Zhvatja”, ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e Prokurorisë Publike Speciale, rastet e pazgjidhura me eksponentët qeveritar që ndëgjoheshin në disa audio inçizime, si dhe mos marrja e ftesës për fillimin e negociatave me BE para se të ndodhin këto skandale të njëpasnjëshme, përfundimisht nxorën në pah dobësitë e shumicës parlamentare, e cila po dëshmon se nuk ka kapacitet por edhe kredibilitet politik që të udhëheqë me këtë shtet.

Lëvizja Besa ka shumë vrejtje për mos implementimin e marrëveshjes me Qeverinë gjatë ndryshimeve kushtetuese si dhe me propozim ligjin për prokurorinë publike dhe për propozim ligjin e regjistrimit të popullsisë. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për të zhbllokuar procesin reformues, mirëpo paraprakisht kërkojmë nga Qeveria aktuale që të fiksojmë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve jemi të gatshëm të ulemi dhe të japim zgjidhjet më të mira që do ishin konform rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Edhe pse jemi të bindur se muaji Tetor nuk do sjellë asnjë ndryshim rreth datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, dhe se ky muaj është vetëm blerje kohe nga ana e qeverisë aktuale, ne si parti opozitare, duke dashur që të dëshmojmë para opinionit publik, po zgjatim dorën e bashkëpunimit duke kërkuar nga shumica parlamentare fiksimin e datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa deri në mbajtjen e tyre të implementojmë marrëveshjen nga ndryshimet kushtetuese, të sjellim ligjin për prokurorinë publike dhe të dakordojmë që regjistrimi i popullsisë të jetë i karakterit statistikor ndërsa të drejtat politike të bashkësive etnike të rregullohen me regjistrin për menaxhim elektornik në kuadër të Ministrisë së Informatikës dhe Administratës Publike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments