Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA: Përmes imponimit vetëm të gjuhës maqedonase në fushatën PRO referendumit,...

Lëvizja BESA: Përmes imponimit vetëm të gjuhës maqedonase në fushatën PRO referendumit, Qeveria bën shkelje ndaj shqipes

Në një prononcim për portalin Zhurnal.mk, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi, ka komentuar hapjen e një webfaqe nga ana e qeverisë për referndumin, ku është vetëm në gjuhën maqedonase dhe anashkalon gjuhën shqipe.

Zëdhënësi i kësaj partie thotë se nëpërmjet imponimit të vetëm gjuhës maqedone për fushatën PRO referendumit, kjo qeveri bën shkelje të gjuhës shqipe.

“Fatkeqësisht edhe LSDM vazhdon politikat e së kaluarës duke dashur të imponon konceptin se Maqedonia është shtet i etnitetit maqedonas dhe jo ashtu si është konceptuar me ndryshimet e kushtetuese të vitit 2001 që Maqedonia të konceptohet si shtet i gjithë qytetarëve. Përmes imponimit vetëm të gjuhës maqedonase në fushatën PRO referendumit, kjo qeveri bën shkelje duke mos respektuar gjuhën shqipe dhe qytetarët shqiptarë të cilët janë të vetmit pa hamendje në këtë shtet që duan NATO dhe BE. Prandaj Lëvizja Besa do parashtrojë kërkesat legjitime të shqiptarëve për ndryshim të kushtetutës pasi të përfundon Referendumi. Dhe këto kërkesa kanë të bëjnë me respektimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe duke zëvendësuar 20% në Kushtetutën aktuale.
Pas ndryshimeve Kushtetuese duhet të kemi shtet i cili nuk do të identifikohet vetëm me një bashkësi etnike siç është tani me Maqedonasit”, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!