Saturday, June 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA e Kasamit: Oferta e Zaevit për falje, devalvon vlerat euro-atlantike

Lëvizja BESA e Kasamit: Oferta e Zaevit për falje, devalvon vlerat euro-atlantike



Lëvizja BESA, me kryetar Bilall Kasami, nuk e përkrah ofertën e kryeministrit Zoran Zaev, për t’i falur dhunuesit e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, pasi që sipas tyre, e njëjta do t’i devalvonte vlerat euro-atlantike, njofton Portalb.mk.

“Propozimi për amnistimin e pjesëmarrësve në dhunën e 27 prillit në Kuvend devalvon vlerat për të cilat synojmë me integrimin e vendit në NATO dhe BE”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i partisë, Elmedin Memishi.

I pyetur nëse deputetët e Lëvizjes BESA do të votonin eventualisht ndonjë propozim-ligj për amnistimin e dhunuesve, Memishi përgjigjet kategorikisht “jo”.

Ndryshe, Zaev sot në seancën plenare të Kuvendit për nismën e ndryshimeve kushtetuese, paralajmëroi falje të dhunuesve të Kuvendit, në kompensim që opozitarja VMRO-DPMNE, t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

“Hajde të pajtohemi, hapi i parë le të jetë 27 prilli. Atëherë, të gjithë ishim shënjestër e mundshme nga individë të manipuluar, dhe kjo është mundësi e shkëlqyer, duke qëndruar bashkë për ardhmërinë e Maqedonisë dhe fëmijët tanë, që t’i falim dhe të pajtohemi. Hajde ju të anës së djathtë të Kuvendit jepuani dorën anës së majtë të Kuvendit, hajde ju kolegë të anës së majtë të, jepuani dorën anës së djathtë”, tha Zaev.

Zaev tha se është koha që, siç tha ai “të falemi dhe të pajtohemi”, duke thënë se është i gatshëm që të mbajë edhe përgjegjësi politike për shtrimin e dorës për falje për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments