Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja Besa e Afrim Gashit padi penale ndaj Kasamit për falsifikim dokumentesh

Lëvizja Besa e Afrim Gashit padi penale ndaj Kasamit për falsifikim dokumentesh

Lëvizja Besa e drejtuar nga Afrim Gashi, akuzon kreun e Besës tjetër, Bilall Kasamin, për abuzim me detyrën zyrtare “përfaqësues juridik i Lëvizjes Besa para organeve të drejtësisë” dhe për “falsifikim të dokumentacionit të Lëvizjes”.
Besa e Gashit këmbëngul se ka mbështetjen e 32 themeluesve juridikë të Lëvizjes BESA, prej 57 gjithsej. Ata kanë dërguar padi penale ndaj ish-kryetarit të Lëvizjes BESA, ndërsa në Gjykatën Administrative është dorëzuar kërkesa për anulimin e asaj që e cilësojnë falsifikim me dokumentet e Lëvizjes BESA në Gjykatën përkatëse Themelore.

“Pas kësaj, ai dhe klani i tij, disa prej të cilëve aq shumë e kanë dëshirë të thirren në legalitet, tashmë do të duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë se si i bëhet puna që ai dhe ata, të kidnapohet partia politike për interesa të ngushta individuale dhe klanore… Çdokush ka të drejtë të thirret në atë që mendon, por drejtësia vendoset konform legjislativës. Besa ka 57 themelues, 32 prej tyre janë gati të dëshmojnë se falsifikati është bërë jashtë dijenisë së tyre. Pas kësaj, dëshmitë do të dërgohen në gjykatën administrative, vendimi do dërgohet në regjistrin e partive politike dhe jemi të bindur se nuk ka asnjë pengesë të zgjidhet çështja e pronësisë së emrit”,- deklaroi Skënder Rexhepi nga Lëvizja Besa e drejtuar nga Afrim Gashi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!