Friday, April 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLetër e hapur drejtuar “Teatrit Poshka” - Strugë

Letër e hapur drejtuar “Teatrit Poshka” – Strugë

A e mbani mend “vajzën e vogël me një çantë të vogël në duar”! Pse më shërbente çanta mua!!!

Më pëlqen ta etiketoj veten të vogël sepse në realitet nuk isha edhe aq e vogël por në rrethanat që jetoja isha shumë e vogël që të ndërmerrja aq gjëra të mëdha, nga njerëz të mëdhenj…

Ku e dija un se çfarë ishte arti në atë kohë! Por thjesht më shtynte diçka për brenda që vetëm të ecja vazhdimisht të ecja, pa u lodhur.. Zoti më takoi me dy njerëz që lanë gjurmë tek unë. Xheladin Poshkën dhe Olsen Mazen, dy njerëz që te unë ndërtuan një personalitet, që sot edhe nëqoftëse do ti ndalem së shërbyeri këtij “institucioni madhor” ku jam sot, do të nis me gjithë nostalgji atë që dikur e shtrova dhe e nisa me Poshka Art Teatrin.

E di se çfarë ju kujton lëvizja “Ne flasim”, komedia “Gol”, “Gjeneratat”, e të tjera e tjera…

Teatri Poahka ishte pikërisht stacioni ynë, shtëpia jonë ku ne, me bukurën Olsë bënim art dhe vetëm art dhe pikërisht ishte ajo kohë kur lindi “Teatri Poshka” mori emër, rriti prestigjin në mbarë vendin, ai teatër që sot u bë një shkollë…

Kjo që po shkruaj është para dhjetë viteve… Shpeshherë kam kaluar aty, u kam parë dhe i kam ulur sytë duke ikur në një rrugë ndoshta pa kthim, një rrugë që çdo herë do jetë në kundërshtim me bindjet e mia.

Po si nuk u lodhe moj Olsë?!

Ju lutem shumë nëse dikur do ti kthehem rrugës që nisa tek ju! Mos më akuzoni kurrë për plagjiaturë! Se unë kurrë nuk do vjedh krijimet tuaja. Unë do jem gjithmonë ajo vajza me atë çantën. Nëse do vi një ditë tju takoj do vij me një vepër në dorë e jo me çantën që mbaja gjithmonë në duar.

Por atë ditë kur do vij, më nuk do i shërbej shtetit por shpirtit.

Më mungën shtëpia ime, “Teatri Poshka”.

Më mungon Olsa, Xhelo…

Më mungon Struga.

Me dashuri. E juaja gjithmonë. Ajo vajza me atë çantën në duar!

Autori është i njohur për redaksinë
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments