Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLehtësimi i masave do të varet nga numri i të infektuarve të...

Lehtësimi i masave do të varet nga numri i të infektuarve të rinj, vendimi nesër

Të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi tani për tani mbeten në fuqi. Nëse do të ketë lehtësim do të varet nga numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 sot dhe nesër.

Ky është rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive pas mbledhjes së djeshme në të cilën është diskutuar mundësia e lehtësimit të masave të deritanishme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit.

Trendi i rasteve të reja me Kovid-19 në dy ditët e ardhshme, do të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive nesër, pas së cilës do t’i jepen rekomandime të reja Qeverisë për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme t’i zbatojnë masat, ta respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë distancë prej të paktën dy metra dhe të mbajnë pajisje mbrojtëse për fytyrë në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se siç përcaktohet.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se vendimet e qeverisë për masat do të bazohen vetëm në mendimin e ekspertëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments