LAMM: Kujdes nga gropat kur kaloni në rrugën Strugë – Frëngovë, shpejtësia duhet të jetë 40 km/orë

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës dhe akullit nëpër rrugë. Ndërsa intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. Në aksin rrugor Strugë-vendkalimi kufitar Qafëthanë deri në fshatin Frangovë për shkak dëmtimit të rrugës shpejtësia është kufizuar në 40 km/orë.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku shënohet paraqitje e mjegullës në mëngjes dhe gjithashtu është rritur edhe mundësia nga paraqitja e rrëshqitjeve të dheut. Në vendet me hije rrugët në disa vende janë të lagështa dhe për shkak të temperaturave të ulëta karakteristike për orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit ekziston mundësi edhe nga paraqitja e ngricave.