Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriLajmi i mirë nga meteorologët: Ja kur pritet të stabilizohet situata

Lajmi i mirë nga meteorologët: Ja kur pritet të stabilizohet situata

Meteorologia Lajda Porja në një komunikim për ‘News24’ deklaroi mëngjesin e sotëm se edhe përgjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu.

Teksa paraqiti një tablo të situatës në mbarë vendin, Porja theksoi se në zonat veriore situata paraqitet në kushte të stabilizuara, ndërsa problemi vijon në Jug dhe pjesën qendrore të vendit. Ajo tha se në mbrëmje pritet që reshjet e shiut të ulin intensitetin e tyre.

“Në fakt zonat veriore, pjesa më e madhe e qendrës paraqiten në kushte të stabilizuara. Vranësira dhe shira do të jenë të pakta. Në mbrëmje pritet të ndërpriten reshjet. Zonja Jugore dhe qendra mbeten me reshje të dendura deri në mbrëmje.

Do ketë periudha që do të ndalojnë reshjet. Më pas do të ketë periudha me intensitet të lart. Në ora 2:00 të mëngjesit janë marrë këto të dhëna. Reshje intensive kanë qenë pas orës 04:00. Reshjet pritet të vijojnë me intensitet mesatar dhe të dendur.

Nuk do të ketë ndalim të reshjeve, por presim që ato në mesnatë të jenë të pa konsiderueshme. E shtuna do të ketë reshje të pakta dhe kthjellime në territori. Po ashtu dhe në mesnatën e të shtunës do të ketë pak reshje. Për qytetin e Tiranës, reshjet kanë qenë të intensitetet të lartë pas orës 21:00. Në një orë ka pasur rreth 30 mm prurjeve të reshjeve”, tha ajo.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments