LAJMI I FUNDIT/ Tragjedi: Shembja e dheut ja merrë jetën 25 vjeçarit

0
41
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Llaushë të Skënderajt.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Policia e Kosovës.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Ndërkohë që në momentin e aksidentit i riu i moshës rreth 25 vjeçare kishte qenë duke punuar.

“Shembja e dheut dyshohet ka qenë shkaktare. Ai në kohën e incidentit ka qenë duke punuar. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet”, ka thënë për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.