Friday, December 2, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniLajmi i fundit: Pritet vendimi i KSHZ-së për ankesat e Aleanca për...

Lajmi i fundit: Pritet vendimi i KSHZ-së për ankesat e Aleanca për Shqiptarët për Strugën, refuzohet ankesa e Besës për Çairin

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka refuzuar 86 ankesat e Lëvizjes Besa për rivotim në Komunën e Çairit, raporton SHENJA.
Ankesat kishin të bëjnë me fletëvotimet e pavlefshme për të cilat anëtarja e KSHZ Ermira Hasani kërkoi të hapen kutitë e votimit dhe të shqyrtohen fletëvotimet e pavlefshme. Por gjatë vendosjes së këtij propozimi në votim, anëtarët e KSHZ nga VMRO, LSDM dhe BDI votuan kundër hapjes së kutive. Arsyetimi i anëtarëve të KSHZ-së ishte se nuk ka argumente dhe vërejtje në proces verbale.
Pas refuzimit të kësaj kërkese KSHZ njëzëri votoi edhe për refuzimin e ankesës për rivotim në 86 vendvotimet në Çair.
Në radhë për tu shqyrtuar janë ankesat e Lëvizjes Besa për Komunën e Tetovës dhe ato të Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Strugës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments