Lajmi i fundit: Në Maqedoni paraqiten tre raste të reja me korona virus

0
10
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Tre raste të reja me korona virus janë paraqitur në Maqedoni, raporton ekskluzivisht TV21.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë TV21, se nga tetë personat të cilat janë testuar për korona virus, tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv kurse pesë të tjerët kanë rezultuar negativ.

Me tre rastet e fundit, numri i të prekurve në vend ka shkuar në shtatë.

Ndryshe, gjatë ditës u mësua se e infektuar nga virusi ka qenë edhe drejtoresha e Dermatologjisë.