Dëshmitar të rastit për Struga Ekspres, tregojnë se para pak çastesh në hyrje të Ohrit ka ndodhur një incident me armë, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.
Sipas dëshmitarëve i plagosuri është një shqiptar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen organet e policisë dhe autoambulanca e cila u kujdes për ta çuar në spitalin e Ohrit.
Mësohet se personi është i plagosur në këmbë.