Lajmi i fundit: Edhe 29 raste të reja me koronavirus në Maqedoni,shkon në 177 numri i të infektuarëve

0
6

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në ora 12 janë shënuar edhe 29 raste te reja me virusin korona në vend. Sipas qyteteve rastet e reja janë shënuar në Shkup 20, Kumanovë 3, Veles 3, Prilep 2, Diber 1. Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin korona në vendin tonë shkon në 177, prej të cilëve 1 tashmë është shëruar ndërsa dy fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.