LAJMI I FUNDIT: Aksident në rrugën Strugë-Ohër

0
23

Një aksident sapo ka ndodhur sonte në rrugën Strugë-Ohër në afërsi të Spitalit të Eshtrave “Shën Erazmo”, njofton Struga Ekspres nga burime brenda SPB-Ohër.

Në vendin e ngjarjes janë organet policore.

Siç mëson Struga Ekspres, nga përplasja e makinave përveç dëmeve materiale ka persona të lënduar.

SPB-Ohër pritet tê dalë me informacion më të plotë rreth ngjarjes.

(Struga Ekspres)