Lajmi i fundit: Aksident i rëndë në hyrje të Ohrit, motoçiklisti merr plagë të rënda nga përplasja e makinës (FOTO)

0
17
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një aksident i rëndë ka ndodhur para 30 minutash në hyrje të Ohrit,ku një makinë ka përplasur një motoçiklist i cili pas aksidentit mori lëndime të rënda, informojnë për Struga Ekspres dëshmitar të rastit.
Sipas dëshmitarit motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda dhe është i gjakosur në kokë.
Autoambulanca ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes për ta dërguar personin e lënduar në spitalin e Ohrit.
Organet policore gjenden në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin në fjalë.
(Struga Ekspres)