Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që të lirojë çmimet e derivateve të naftës.
Sipas vendimit të KRRE-së, dizeli dhe EUROSUPER BS-95 do të lirohen për 1 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 0.50 denarë.
Pas mesnate një litër EURODIZEL do të kushtojë 109,00 denarë. Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 109, 00 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 111.50 denarë.