Labinot Tahiri përmes një shkrimi në Instagram ka thënë se muzika e tij do të bie vetëm atëherë kur do Zoti dhe publiku, shkruan GazetaBlic.Këngëtari i cili numëron një karrierë të gjatë muzikroe pas vetes, ka shkruar se ka pasur individë të caktuar që kanë dashur t’i prishin punë sa i përket muzikës, por kjo gjë nuk iu ka funksionuar.
Tutje ai ka shkruar se nëse çdo gjë do të normalizohet në vitin 2021, do jetë sërish vit i sukseseve të tij.
“Kështu do jetë sërish skena ime dhe publiku im, i cili më ka mbajtur në skenë! Ka pasur zëra se Labi ka ra, ose muzika LIVE, ama Labi bjen vetëm kur do Zoti dhe publiku dhe atëherë mund të bie muzika Live! Zoti nuk dëgjon individë të prishtë se çfarë dëshira të kqia kanë, nuk dëgjon as klanet e këngëtarëve të cilët i kanë shkatërruar shumë shumë këngëtarë, tentuan edhe mua, ama duhet me pas kaqik për diçka të tillë ndaj meje. Nëse mbrëmjet hapen 2021 do të jetë vit i sukseseve të mia”, ka shkruar Labi, ndërsa ka publikuar video gjatë mbrëmjeve të tij muzikore.