/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
La Liga spanjole konfirmon shtyerjen e këtyre 3 ndeshjeve
Slider, Sport

La Liga spanjole konfirmon shtyerjen e këtyre 3 ndeshjeve

Dr.ejtuesit e La Ligës kanë konfirmuar shtyerjen e 3 ndeshjeve të fundjavës në futbollin spanjoll. Fillimisht u dha lajmi se për shkak të motit të keq, nuk do të zhvillohen dy përballjet e Ligës së Dytë, CD Mirandes – Rayo Vallecano dhe Alorcon – Albacete, që ishin paraparë të zhvilloheshin gjatë ditës së shtunë (9 janar).

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, dhe siç kërkohet nga La Liga, Komiteti i Garës ka shtyrë ndeshjet e planifikuara: Mirandes – Rayo dhe Alcorcon – Albacete, deri të dielën 10 janar.”

Pas disa çasteve, erdhi edhe konfirmimi i dytë nga La Liga, me të cilën u konfirmuar edhe shtyerja e përballjes në Madrid, në mes Atletikos dhe Atletik Bilbaos.

Zyrtarët e La Ligas kanë biseduar më të dyja klubet dhe kanë vendosur që kjo ndeshje të mos luhet sot. Tani, së pari duhet shikuar orari i ndeshjeve që ata kanë dhe të mirët një vendim përfundimtar se kur do të luhet prapë kjo ndeshje.

January 9, 2021

error: Content is protected !!
Struga Ekspres