Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKy qytetar nga Struga sulmohet nga qentë endacak, tregon tmerrin për Struga...

Ky qytetar nga Struga sulmohet nga qentë endacak, tregon tmerrin për Struga Ekspres (FOTO)

Një qytetar nga Struga është kafshuar nga qentë endacak tek zona industriale të enjten në ora 20:00, shkruan Struga Ekspres.
Personi në fjalë që u sulmua nga qentë endacak është 50 vjeçari Nazmi Dudushi,i cili rastin e raportoi i revoltuar për Struga Ekspres.
“Isha duke shkuar në punë rreth orës 08:00,papritmas një tufë e madhe qensh endacak u vërsulën tek unë duke më sulmuar, më kafshuan në dorë dhe stomak,ishte një tmerr që përjetova,sepse rrezikova të humb dhe jetën.Menjëherë shkova tek reparti i kirurgjisë në Strugë dhe më pas tek reparti i infektimit në Ohër.Falë mjekëve u lehtësuan dhe dhimbjet e mia.Kërkojë nga komuna e Strugës të më dëmshpërblejë tmerrin që pashë me sy nga qentë endacak.Jeta jonë është në rrezik pafund nga kēto qentë endacak”, shprehet i revoltuar për Struga Ekspres, personi i sulmuar nga qentë endacak, z.Nazmi Dudushi.
Kujtojmë se muajve dhe viteve të kaluara në Strugë, shumë qytetar kanë rënë viktimë e qenve endacak duke përfunduar në Spital.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments