Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKy kryekuzhinier shqiptar në Zvicër bëhet pronar restorantesh në Gjermani

Ky kryekuzhinier shqiptar në Zvicër bëhet pronar restorantesh në Gjermani

Nëse në një odë burrash në Malësinë e Rugovës, një nga të pranishmit thërret „O Lak“, e gjithë oda do të përgjigjet pothuajse njëzëri: „Heee“, apo „urdhëro“.
Është kjo një barcoletë për banorët e asaj ane, të cilët e thërrasin njëri-tjetrin „Lak“ apo „Lako“, e që ka kuptimin „shok“ apo „mik“.

I tillë është edhe Afrim Nikqi, si një rugovas i vërtetë nga Sllupqani i Madh, ai të gjithë i thërret Lak, sepse të shumtë janë miqtë e tij.

Me Shkollën e Mesme të Arkitekturës të kryer në Pejë, si një 16- vjeçar emigroi në Zvicër, për t‘u vendosur fillimisht tek e motra, në një ndër vendet më turistike në Zvicër, në Crans Montana. I interesuar për shumë gjëra, ishte kuzhina ajo e cila e tërhiqte më shumë, kjo paksa edhe e imponuar, duke pasur parasysh që Krans Montana është një vend hotelesh.

Shkollimin profesional për kuzhinier e fillon vetëm pas dy vjetësh në një restorant me renome në Krans Montana. Ndërsa vetëm dy vjet pas përfundimit të shkollimit, si një 23-vjeçar, Afrimi emërohet si kryekuzhinier aty, një gjë shumë e rrallë për një restorant të tillë, e për të një përgjegjësi e madhe.

Vendosja në Gjermani

Pasi që kishe filluar një lidhje me një vajzë shqiptare në Gjermani, si dhe me interesimin për të mësuar gjuhën dhe kulturën gjermane, Afrimi braktis Zvicrën dhe vendoset në Gjermani. Edhe pse ideja e tij ishte për një qëndrim të shkurtër në Gjermani, ngase nuk kishte shumë përshtypje të mira.

Pas një aventure të shkurtër në një qytet më në brendi të Gjermanisë, e duke i munguar ngapak Zvicra, ai vendoset në qytetin e Lörrach-ut, në trekëndëshin kufitar Zvicër-Gjermani-Francë. Pas këtij vendimi, Afrimit tashmë Gjermania filloi t‘i dukej mjaft atraktive, duke i dhënë kështu një kah tjetër jetës së tij profesionale dhe private.

Pas 4 vjetësh qëndrimi në Lörrach, e duke e shfrytëzuar klimën e mirë për biznese në Gjermani, më 2003 Afrimi bën edhe hapin e parë të guximshëm.

„Ishtë ëndrra imë që të kem restorantin tim, e duke ia vënë emrin „Peja“, më bënte disi të ndjeja më afër një pjesë të vendlindjes“, rrëfen me mjaft krenari Afrimi, teksa kujton atë kohë. E po ashtu kujton ato fillime kur dilnin në rrugë me punëtorë për t‘i informuar kalimtarët për hapjen e restorantit, apo edhe ftonin për të pirë ndonjë kafe pa pagesë. Por sot, tek „Peja“ shpesh sheh edhe radhë të gjata njerëzish tek presin për ndonjë vend të lirë.

Pas suksesit të parë, Afrimi, i etur për më shumë, hap edhe një restorant tjetër, me të cilin përsëritet historia e njëjtë, por për shkak të obligimeve të shumta dhe një oferte të mirë, detyrohet ta shesë. Shitja e tij e pason blerjen e „Hotel Drei König“ në qendër të qytetit, i cili nga një hotel i vjetër, shndërrohet në një hotel mjaft luksoz, e që shërben tashmë si një vendtakim për banorët.

Restorantet e tij, me referenca pozitive

Një veçanti e Afrimit gjatë punës së tij është edhe mikpritja, pasi që çdo klient e konsideron si mik shtëpie. Këtë gjë e vërejtëm edhe gjatë orarit të punës: Përshëndetja e tij me klientët fillimisht fillonte me dorën në zemër, një traditë shqiptare kjo, e për shumë nga ta edhe me zgjatje dore, që tregon njëkohësisht edhe ngrohtësinë e mikpritjes, por edhe origjinalitetin e tij.

Para një viti, „Restaurant Peja“ bëhet me një konkurrent, sepse përballë tij hapet edhe restoranti tjetër „Esquina Tapas“, por ishte një konkurrencë miqësore, sepse tashmë të dytë kishin pronar Afrim Nikqin.

Po të shikosh në faqen që merret me vlerësimin e restoranteve, sheh se që të dy kanë nga 4.5 pikë, nga 5 të mundshme, që është një referencë mjaft e mirë.

Kur e pyesim rreth planeve për të ardhmen e tij, apo për ndonjë projekt të radhës, heziton të tregojë, duke theksuar se është një sekret, por nuk e fsheh dëshirën që një ditë t‘i kthehet edhe një herë Zvicrës, aty ku edhe filloi gjithçka për Afrimin.

“konkurrenca”
Para një viti, „Restaurant Peja“ bëhet me një konkurrent, sepse përballë tij hapet edhe restoranti tjetër „Esquina Tapas“, por ishte një konkurrencë miqësore, sepse tashmë të dytë kishin pronar Afrim Nikqin.albinfo.ch

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!