Sunday, October 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiGodet profesori nga Struga, Agni Dika: Ne sakrifikuam, u burgosëm dhe u...

Godet profesori nga Struga, Agni Dika: Ne sakrifikuam, u burgosëm dhe u dhunuam nga shteti, USHT-ja sot na injoron duke mos na ftuar në përvjetoret e themelimit të saj (FOTO)

Profesori universitar dhe një nga themeluesit e Universitetit të Tetovës nga Struga, z.Agni Dika, shprehet i ndinjuar për mosrespektin që tregon USHT-ja ndaj tyre kur ky institucion nuk i fton ata në përvjetoret e themelimit të këtij universiteti të parë shqiptar në Maqedoni, edhe pse ai me disa personalitete të tjera sakrifikuan shumë për themelimin e kësaj godine të dijes, shkruan Struga Ekspres.
Profesori nga Struga z.Agni Dika në llogarinë e tij në facebook shkruan një pjesë të historikut dhe ngjarjeve të asaj kohe.Ja postimi i plotë:
“Në përvjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës
Pavarsisht se asnjëherë nuk na thërrasin në përvjetoret e themelimit të Universitetit të Tetovës, ne ishim aty kur duhej të jemi, kur mes tjerash u përballëm me presione, burgosje dhe dhunë shtetërore. Por, njëkohësisht përjetuam edhe momente krenarie, meqë e kishim përkrahjen e fuqishme të popullatës arsimdashëse, si dhe vendosmërinë e studentëve që të studjojnë në një institucion të mohuar nga shteti.
Strukturat udhëheqëse të Universitetit munden edhe të na anashkalojnë, por rëndë do të jetë që t’i zhdukin dokumentet, si dhe ta fshijnë historin nga memoria e popullatës, e cila ishte shtylla kryesore e funksionimit të Universitetit në hapat e tij të parë.”shprehet profesori Agni Dika, shkruan Struga Ekspres.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments