Ky është veprimi i Ukrainës pasi Rusia futi trupat në territorin e saj

0
9
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ukraina ka reaguar pasi që Rusia ka njohur dy rajonet seperatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe ka futur trupat në territorin ukrainas.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit, raporton Gazeta Express.

Kuleba ka shkruar se e kanë kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ukraina ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas veprimeve ilegale të Rusisë. Kërkesën tashmë e kemi dorëzuar”, ka njoftuar ai në Twitter. / Gazeta Express