Wednesday, May 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKy është urimi i Ramiz Merkos për Vitin e Ri

Ky është urimi i Ramiz Merkos për Vitin e Ri

Të nderuar qytetar strugan,

Festat e fundvitit janë gjithmonë ato që na bashkojnë të gjithë në sofrën e kremtimit të një fillimi të ri, andaj miq le të përkujtojmë gjërat e bukura dhe të lëmë pas të hidhurat. Le te jetë ky vit, viti ku toleranca, mirësia, mirëkuptimi, humanizmi janë pjesë e pandashme e jona dhe le fillojmë këtë vit me mbarësi dhe paqe.

Po lëmë pas një vitë përplot me sfida dhe suksese por ia dolëm mbanë falë mbështetjes dhe besimit tuaj. Shënuam progres në drejtim të realizimit te projekteve infrastrukturore, riparuam dhe asfaltuam rrugë, intervenuam në ujësjellës dhe kanalizim, ndihmuan në përmisimin e kushteve të çerdheve, shkollave, ndërtuam hapësira publike për të gjithë qytetarët, e shumë e shumë projekte të tjera.

Por nuk ndalojmë me kaq, në 2019 do të realizojmë edhe shumë projekte të planifikuara, në bashkëpunim me fondet ndërkombëtare dhe pushtetin qendror për të ndërtuar një Strugë sa më të mirë, një Strugë sa më të bukur, një Strugë evropiane.

Së fundmi më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës tju uroj që 2019 tju gjej pranë vatrave të familjeve tuaja, me shume shëndet, paqe, dashuri dhe sa më shumë bekime e suksese në çdo sferë të jetës tuaj.

Gëzuar 2019!

Miqësisht,
Kryetari i Komunës së Strugës
Dr. Ramis Merko

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments