Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKy ështê njeriu që e fitoi dy herë llotarinë brenda vitit

Ky ështê njeriu që e fitoi dy herë llotarinë brenda vitit

Shanset për të fituar të paktën një herë në jetë lotarinë janë të pakta, por ky njeri e ka sfiduar fatin dy herë brenda vitit. Michael Christianen nga Norfolk, Nebraska, SHBA, fitoi lotarinë për të dytën herë brenda një viti.

Ai fitoi 50 mijë dollarë në muajin mars dhe 100,000 dollarë në fillim të këtij muaji.

“Nuk mund ta besoja. Unë nuk mendoja se ishte e vërtetë,” tha Christianen në një njoftim për shtyp.

Ai i bleu të dy biletat fituese në Norfolk, ndërsa kur u pyet se çfarë planifikon të bëjë me paratë, Christianen kishte disa ide.

Ai tha se dëshiron të ndërtojë një garazh të ri dhe të heqë ca para mënjanë për pensionin e tij. Christianen gjithashtu pohoi se vajza e tij është ndarë nga jeta së fundmi dhe ai do të provojë të blejë shtëpinë në të cilën ajo jetonte.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments