Tuesday, April 1, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKy është lojtari më i ri i FC.Struga Trim&Lum (FOTO)

Ky është lojtari më i ri i FC.Struga Trim&Lum (FOTO)

St efan Jeftovski është emri më i ri që i bashkohet skuadrës tonë në prag të ndeshjeve europiane që na presin për gjatë muajit korrik. Bëhet fjalë për një mesfushorë difenziv, me të cilën kemi arritur marrëveshje dy vjeçare. Ai te Struga Trim Lum vjen nga skuadra hungareze e Ujpesht…

Stefan Jeftovski është futbollisti i rradhës që i bashkohet familjes kampione të Struga Trim Lum. 26-vjeçari i lindur në Shkup vjen nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpesht, pjesë e së cilës skuadër ishte për 3 vite të plota.

Ndryshe karrierën e tij ndërkombëtare e kishte nisur që si 19-vjeçar, kur nga klubi amë i Metalurgut ishte transferuar te Loko Plovdiv në Bullgari.

Destinacioni i rradhës në karrierën e tij ishte Kroacia dhe skuadra e Varazhdin, pjesë e së cilës ishte për gjatë sezonit 2017/18, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten të luaj edhe në Ukrainë, me skkuadrën e Arsenal Kiev (2018/19).

Vera e vitit 2019-të e gjeti atë sërish në futbollin tonë vendor, këtë herë me fanellën e Rabotniçkit, për të cilën skuadër brenda dy edicioneve zhvilloi 42 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola dhe 1 asist.

Jeftovski me Struga Trim Lum firmosi kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti pasi nënshkroi të njëjtën u prezantua nga Drejtori ynë Sportiv, Besart Isaku.

Mirë se vjen në familjen e kampionëve Stefan…

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments